VIDEO-SYRI TV/ Protesta, shoqata e transportit urban: Nuk ka abone për muajin Mars

13:02, 24/02/2022
A+ Aa A-

Shoqata e Transportit Urban, ka pëshkallëzuar protestën, duke njoftuar se gjatë muajit Mars nuk do të ofrohet aboneja për qytetarët, me pretendimin e krizës ekonomike që ka përfshirë sektorin e tyre.

Pak ditë më parë, përmes disa shkresave ata i kërkuar reagim institucioneve, pasi në të kundërt do të pezullonin shërbimin e tyre. Në mungesë të një përgjigje institucionale, tashmë ata kanë marrë vendimin për heqjen e aboneve nga tregu.

Njoftimi për mediat:

Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.

Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (abone), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik.

Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco