VIDEO-SYRI TV/ ‘5 maji’, Gjini: Na u duk sikur ishim në luftë. 'Fqinji u arrestua se mbrojti fëmijët nga gazi'

14:48, 23/02/2022
A+ Aa A-

Shembja 12 banesave në zonën e ‘5 majit’ në kryeqytet u shoqërua me përplasje të dhunshme, gaz lotsjellës dhe arrestime. Një ditë më pas, banorët tregojnë përjetimet, duke kërkuar drejtësi për të arrestuarit.

Nga SYRI TV

Këto janë pamjet që ofron zona vetëm 1 ditë pas aksionit të dhunshëm për shembjet e banesave, ku kanë mbetur vetëm gërmadha dhe mobilie të shkatërruara.

Genc Gjini, pronari I njërës prej banesave të shembura të martën, rrëfen përjetimet e tij pranë gërmadhave.

Liza Marku, e njohur ndryshe si nënë Liza, kërkon drejtësi për djalin e saj të arrestuar.

Një tjetër banor, Mark Deda, tregon arsyen pse policia ka shoqëruar në komisariat fqinjin e tij.

Gjatë përplasjeve me policinë u shoqëruan 7 persona, 2 prej të cilëve u liruan, ndërkohë që të tjerët ndodhen në komisariat, në pritje të vendimit për fatin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco