Brenda familjes ke marrë dy burra? Daniela ballafaqohet me ish-bashkëshortin: Ai më telefonon

Brenda familjes ke marrë dy burra? Daniela ballafaqohet me ish-bashkëshortin: Ai më telefonon

20:18, 20/02/2022
A+ Aa A-

Javën e kaluar në “Shihemi në Gjyq”, rubrikën e përhershme të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan u trajtua një konflikt mes Danielës dhe bashkëshortit të saj, Altinit. Të dy akuzuan ish-bashkëshortin e parë të Danielës, me të cilin ka një djalë, për telefonata në kohë të papërshtatshme, edhe kur ajo ndodhej në tualet.

Në seancën e sotme, ish-bashkëshorti i saj, Fabiani, ka ardhur në studio për t’u ballafaquar me Danielën mbi akuzat e javës që lamë pas për të treguar anën e tij të historisë. Altini ndodhet i pranishëm në publik, ashtu si dhe nëna e Fabianit, Shqiponja.

Fabian: Dua të them për një person tjetër. Dua ta deklaroj edhe për një person tjetër. Ai personi atje është kushëriri im që më ka bërë mua presion.

Daniela: Ai s’është kushëriri yt. Për të larë veten do nxjerrësh kushëririn tënd.

Fabian: Gabimn e parë e bëri ai që mori atë për grua, më ka kushëri, s’duhet ta kishte bërë, pavarësisht që unë jam i divorcuar, s’duhet ta kishte bërë.

Eni Çobani: Brenda një familjeje ke marrë të dy burrat?

Daniela: Jo, jo absolutisht.

Fabian: Gabimin e dytë që e lë djalin tim t’i thojë atij baba dhe gabimin e tretë, vjen e më kërcënon: mua këtu.

Daniela Kjo është një shpifje që po bën.

Ardit Gjebrea: Daniela, është kushëri apo jo?

Daniela: Jo nuk është.

Eni Çobani: Altin, je kushëri apo jo?

Altin: Unë s’e njoh për kushëri. S’kam qenë në Shqipëri kur jam njohur me Danielën.

Eni Çobani: Thuaj të vërtetën zotëri. Jeni kushërinj?

Altin: Po, po të vërtetën, por kur jam njohur me Danielën, e kam marrë vesh…

Eni Çobani: E ke kushëri apo jo?

Altin: Unë e di që e kam kushëri të shtatë apo të tetë, kam qenë në Itali, shumë i larguar nga Shqipëria.

Eni Çobani: Po s’ka gjë se je në Itali, gjaku është gjak.

Altin: Nuk e mohoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco