Mot me vranësira, pas mesditës reshje shiu dhe bore

Mot me vranësira, pas mesditës reshje shiu dhe bore

08:14, 20/02/2022
A+ Aa A-

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës, ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.

Por vranësira të dendura priten në zonat malore, kryesisht në veri të vendit.

Orët vijuese sjellin shtim të vranësirave në veri-veriperëndim të territorit duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zona të thella malore.Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit rriten  lehtë në vlerat minimale por mesdita ruan vlera kostante duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C ndërsa mesdita deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco