Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

23:13, 11/02/2022
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kjo për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë intervalet me kthjellime të herëpashershme.

Përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e Diel. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Për këto dy ditë era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco