Shpopullimi/ ‘Shqiptarët krah sirianëve’, Gjermania gati planin për rikthimin masiv të emigrantëve

Shpopullimi/ ‘Shqiptarët krah sirianëve’, Gjermania gati planin për rikthimin masiv të emigrantëve

19:21, 09/02/2022
A+ Aa A-

‘Gjermanët po nisin një ofensivë riatdhesimi në mënyrë që të rikthimi në vendin e origjinës të bëhet në mënyrë të qëndrueshme, veçanërisht në deportimin e kriminelëve dhe atyre që janë të rrezikshëm.’

Në marrëveshjen e koalicionit SPD, FDP dhe të Gjelbërve shpjegohet se Gjermania është duke bërë gati planin për rikthimin masiv të azilkërkuesve, ku bëjnë pjesë edhe ata shqiptarë.

Partitë e tjera gjermane kanë kërkuar që në marrëveshje të specifikohet edhe dakordësia me vendet e origjinës.

Ndërkaq, qeveria gjermane do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të hartuar finalizimin e këtyre marrëveshjeve. Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, konsultimet në qeverinë federale “janë ende në proces”.

Shqipëria vijon të renditet krahas Sirisë sa i përket numrit të azilkërkuesve ndërsa tashmë pritet që azilkërkuesit shqiptarë të preken edhe nga plani i ritadhesimit.

Sipas raportimeve të Ministrisë Brendshme në vitin 2021 ka pasur gjithsej 11,982 dëbime, ku shumica e rikthimeve të vitit të kaluar ishin nga Gjeorgjia dhe Shqipëria.

1116 persona u detyruan të largohen duke u transportuar me avion drejt Gjeorgjisë dhe 908 të tjerë u dërguan në Shqipëri.

Në 470 raste, personat që vinin nga Siria dhe qëndronin ilegalisht në Gjermani u deportuan vitin e kaluar, në vende të tjera në të cilat ata kishin qenë më parë.

Por deportimet më të mëdha janë kryer nga shteti federal i Vestfalisë, ku janë deportuar 2900 azilkërkues.

Kur mori detyrën në vitin 2018, ministri Seehofer bëri të ditur se donte që rikthimet në vendin e origjinës të kryheshin në mënyrë të planifikuar.

Në fakt, numri vjetor i dëbimeve madje ra gjatë mandatit të tij – edhe para fillimit të pandemisë, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërsa tani do të ketë marrëveshje të re për të kryer rikthimin masiv të azilkërkuesve, veçanërisht të personave të rrezikshëm apo kriminelëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco