Moti i keq/ ARRSH del në njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale

Moti i keq/ ARRSH del në njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale

09:29, 08/02/2022
A+ Aa A-

Moti i keq i cili përfshiu vendin gjatë natës ka bërë që shumë akse nacionale të mbulohen me dëborë.

Në lidhje  me këtë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë më një njoftim mbi gjendjen e këtyre akseve në veri dhe në jug të vendit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale. Gjatë natës ka pasur reshje dëbore. Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore  të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore” .

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco