U diskriminua sepse ishte me sindromën Dawn: Presidenti i Maqedonisë shoqëron në shkollë Ëmblën

U diskriminua sepse ishte me sindromën Dawn: Presidenti i Maqedonisë shoqëron në shkollë Ëmblën

21:38, 07/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shoqëruar sot në shkollë Ëmbla Ademin nga Gostivari, nxënësen me Sindromën Down, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj bënë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

Në videon e publikuar nga mediat maqedonase shihet se Pendarovski ka shkuar deri te banesa ku banon Ëmbla, dhe së bashku kanë shkuar në shkollën e saj.

Kujtojmë, se para katër ditësh Ëmbla i është kthyer sërish procesit mësimor.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqi.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco