VIDEO-SYRI TV/ Boshatisen fshatrat, Sofratika e Terihati mbeten pa banorë

VIDEO-SYRI TV/ Boshatisen fshatrat, Sofratika e Terihati mbeten pa banorë

16:02, 06/02/2022
A+ Aa A-

Në serinë e kronikave që SYRI TV sjell për shpopullimin e vendit, historia e radhës tregon se si fshatrat Sofratikë dhe Terihat të bashkisë Dropull, tashmë janë braktisur nga banorët, por dhe nga shteti.

Nga SYRI TV

Rrugë të shkreta e shtëpi pa njerëz, tregojnë një panoramë të trishtë të asaj që po ndodh në zonat rurale të vendit. Terihati dhe Sofratika, janë dy fshatra të bashkisë Dropull, ku ata pak banorë që kanë mbetur janë të moshuarit, pasi të rinjtë, ashtu si në shumë zona të tjera të vendit, kanë ikur në emigrim apo në qendrat urbane ku kanë mundësi për punësim e jetesë më të mirë.

Banorët tregojnë se ndër arsyet pse fshatrat janë braktisur, lidhen pikërisht me mungesën e investimeve, apo thënë ndryshe, harresën që shteti u ka bërë këtyre zonave.

Në të tillë fshatra mund të zhvillohej bujqësia, blegtoria apo dhe agro turizmi, por askush nga banorët e këtyre zonave nuk rrezikon të bëjë një gjë të tillë, sepse në këto fshatra mungon nga infrastruktura deri te uji i pijshëm apo dhe energjia elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco