Kthjellime dhe vranësira, ja si pritet të ketë moti këtë të diel

Kthjellime dhe vranësira, ja si pritet të ketë moti këtë të diel

08:15, 06/02/2022
A+ Aa A-

Mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, territori shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por konstante mbeten vlerat e mesditës duke u luhatur nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Europa jugperëndimore karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Po-ashtu në ndikimin e motit të kthjellët por me temperatura të ulëta mbetet rajoni i Ballkanit. Ndërsa Vendet e Europës Lindore si edhe zona e Alpeve do të vijojnë me vranësira dhe reshje të dendura dëbore. Gjithashtu; shira të dendur dhe stuhi ere do të ketë në ishujt Britanikë dhe rajonin e Balltikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco