Shqiptari vrau barbarisht të riun grek, Edmond Guri: Ngjarja kurrsesi nuk mund t'i ngarkohet një kombi

Shqiptari vrau barbarisht të riun grek, Edmond Guri: Ngjarja kurrsesi nuk mund t'i ngarkohet një kombi

10:10, 04/02/2022
A+ Aa A-

Mediat greke kanë transmetuar pak ditë më parë një video ku duket një shqiptar 23 vjeçar teksa plagos për vdekje një të ri grek.

Mediat vendase bënë me dije se vrasësi është një 23 vjeçar shqiptar me banim në Selanik me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.

Gjykata e Selanikut e dënoi për gjetjen e sendeve të dhunshme në zyrën e shoqatës së ultrasve të futbollit "Bicepsi i Veriut" në Selanik.

23-vjeçari do të dalë sërish të hënën para gjykatës ku do të nisë seanca për vrasjen e Alkis Kampanos.

Vrasësi rezulton pjesë një grupi huliganësh neo-nazistë të PAOK-ut, të cilët kanë dhunuar një ish-kryebashkiak të Selanikut, ngjarje ku është përfshirë dhe shqiptari.

Ata njihen si një nga grupimet më të dhunshme në Greqi.

Arrestimi i vrasësit të dyshuar të Alkis Kampanos, një akt tmerri që ka tronditur të gjithë Greqinë, ndodhi në një kohë kur familja e 19-vjeçarit fatkeq po i jep lamtumirën e fundit studentit.

Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës në Veri.

Mirëpo, kjo ngjarje duket se ka trazuar edhe njëherë urrejtjen raciste mes shqiptarëve dhe grekëve.

Gazetari Edmond Guri ishte i ftuar ditën e sotme në një lidhje me 'Skype', në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv për të folur mbi këtë situatë.

"Për mua kjo është një lloj propagande që synon të humbë vëmendjen nga problemi kryesor, dhe le të themi se problemi kryesor është lufta që është bërë midis bandave poligone por jo vetëm kaq, por dhe të grupeve fashiste që kanë gjetur strehë brenda këtyre grupeve të sporteve. Zyrtarët e lartë të qeverive i kanë përkrahur këto grupe, duke u justifikuar se dhuna vjen nga dy krahët.

Ngjarja në asnjë rast nuk mund t'i ngarkohet një kombi të tërë. Duke pasur parasysh se autori ka lindur në Greqi, është rritur dhe shkolluar në Greqi, çfarë e bën atë që më shumë të ndihet si grek se sa si shqiptar. Ai mund të quhet grek i mirëfillitë  me të gjitha veçoritë pozitive apo negative që ky shtet i ka ofruar. Këtu problemi nuk është origjina e autorit por vetë autori dhe shoqëria që ndeshet çdo ditë me sjellje raciste."

 I pyetur nga moderatorja Dori, nëse racizmi vazhdon të egzisitojë kaq shumë akoma pas 30 viteve, apo është media ajo që po e 'rinis' këtë racizëm, Guri u shpreh:

"Fatmirësisht shoqëria e ka kaluar këtë periudhë ku shqiptarët të shikohen si një rrezik i shoqërisë, por politika e vazhdueshme e mediave po devijon shkakun e vërtetë të ngjarjes duke ja kaluar këtë problem shqiptarëve."

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco