VIDEO-SYRI TV/ 100 punonjës fasonerie në protestë, ministrja: Nisni punën, pastaj flasin për kontratën

VIDEO-SYRI TV/ 100 punonjës fasonerie në protestë, ministrja: Nisni punën, pastaj flasin për kontratën

13:53, 03/02/2022
A+ Aa A-

Rreth 100 punonjës të një biznesi fason vijuan protestën për të dytën ditë radhazi në Bilisht, pavarësisht se në takim u shkoi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit deklaroi se do të merren masa për hartimin e kontratave të reja të punës mes punonjësve dhe biznesit, por nuk i garantoi punëtorët se puna e tyre do të vlerësohet me pagë minimale dhe jo me normë, siç ndodh rëndom në këtë sektor.

Nga SYRI TV

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, nuk u dha zgjidhje konkrete 100 punonjësve të një fasonerie në qytetin e Bilishtit, të cilët kërkojnë të paguhen me pagë minimale dhe jo me normë.

Gjatë një takimi që ajo pati me punonjësit e një fasonerie që prej dy ditësh janë ngritur në protestë, Ibrahimaj u shfaq më shumë si mbrojtëse e interesave të biznesit sesa të punonjësve.

Delina Ibrahimaj u justifikua përballë një prej kërkesave të punonjësve, asaj për pagesën e punës në fundjava, duke fajësuar vetë punonjësit.

Por pavarësisht se denoncimin, punëtorët ia deklaruan live, përsëri ministrja hezitoi të deklaronte nëse do të merren masa për biznesin në fjalë, por dhe të tjera kompani fasone që nuk respektojnë kontratat e punës.

Ministrja ofroi garanci për zgjidhjen e problemeve në sektorin fason, por kjo garanci duket se nuk u mor parasysh nga 100 punonjës në Bilisht, të cilët nuk rifilluan punën as sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Poshte rilindja03/02/2022 18:15

Marredheniet menpunedhenesit nuk besoj se mund te zgjidhen nga Ministra. Ku jane sindikatat? I ç’beri Rama dhe iu mburr kryeministrit Italian me kokboshesine e tij duke i thene hajdeni ne Shqiperi se s’kemi sindikata ketu. Pra, me pak fjale beni ç’te doni me punetoret, shfrytezoini si ne kohen e mesjetes

Orkidea03/02/2022 17:41

Nuk na mbetet gje tjeter vetem te hyjme neper ambasada si ne 1990, 1991. E kjo fale Juri Kim qe me 26 prrille 2021 tha se votimet ishin te rregullta.

Daj Jaku03/02/2022 14:35

PS është një “Parti Socialiste” ultra naziste, e mafjes më të kriminalizuar e 10 oligarkëve rreh politikës që rrëmbejnë të gjithë pasurinë kombëtare. Për “Socialiste” nuk i ka ngelur asnjë lloj arome, ndërsa qelbet kalbësirë, gjiriz, qelbësirë korrupsioni, gjaku, lotësh të fakir fukarasë të shkërdhyer para mbrapa nga këta që vazhdojnë të vetëquhen “Socialistë”, llogjikë e përmbysyr sikurse edhe llogjika e përmbysur e kryekarministrit skicofren kongenital.

Shto koment

Denonco