Gostivar, prindërit nuk i lejojnë fëmijët e tyre të mësojnë me shoqen me sindromën Down

Gostivar, prindërit nuk i lejojnë fëmijët e tyre të mësojnë me shoqen me sindromën Down

08:18, 03/02/2022
A+ Aa A-

Shkup – Në një shkollë të Gostivarit prindërit kanë nënshkruar peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”. Por për dallim nga fëmijët tjerë, që vitin shkollor e filluan të martën, Ëmbla e filloi një ditë më pas. Kjo për shkak se prindërit e nxënësve tjerë kanë bojkotuar mësimin, me pretekstin se Ëmbla ka qenë agresive ndaj fëmijëve të tjerë, shkruan “Klan Macedonia”.

“Për shkak të pengesës nga nxënësja Ëmbla Ademi në orët mësimore dhe për shkaqe të agresiviteteve, kemi vendim nga ana e prindërve që të bojkotohet mësimi nga ana e nxënësve të rregullt”, thuhet në peticionin e nisur nga ana e prindërve.

Drejtori është pyetur se a është e mundur që agresiviteti të vijë si pasojë që Ëmblës i ndërrohet klasa çdo dy javë, e madje e kanë detyruar të mësojë në një hapësirë ku ka qenë vetëm.

“Ne me prindërit e Ëmblës kemi rënë dakord, që Ëmbla të qarkullojë dhe të bëjë rotacion në tre klasa apo paralele që i kemi”, tha Ziadin Nuredini, drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”.

Gazetari: Pse? Nëse është mësim inkluziv, aju duket se është normale që një nxënës të kalojë prej një klasë në klasë tjetër?

“Jo ajo nuk është normale. Për neve është një gjë e dhimbshme dhe problemi më i rëndë që e kemi. Por prapë do ta përsëris takimin që e patëm me prindërit e Ëmblës, përgjegjësen, me institucionet të cilat janë adekuate për këtë ata morën qëndrim dhe kemi rënë dakord që Ëmbla të mos rrijë me një klasë”, tha Ziadin Nuredini, drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”.

“Sot është për vajzën time dita e parë e shkollës, dje nuk ishte për shkak të kushteve. Në gjysmëvjetorin e parë mësonte në kushte të vështira në sallën e shfaqjeve. Mirëpo sot asistentja arsimore më tha që ta sjelëi në klasë me fëmijët e tjerë”, shprehet Ilir Ademi, prindi i Ëmblës.

Gazetari: Drejtori na tha që keni pranuar vetë që Ëmbla t’i ndërron klasat a është e vërtetë që keni pranuar?

Ilir Ademi, prindi i Ëmblës: “Jo aspak nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë kompromis para tre-katër viteve që pastaj të integrohet me një klasë”.

“Është mbajtur në sallën e shfaqjeve. Ne e dimë se si mund të jetë ajo e hapur dhe me një kalorifel të vogël. Kështu që ne nuk kemi qenë të pajtimit por në gjysmë vjetorin e parë ndodhi kjo dhe për atë vajza dje nuk filloi me gjysmëvjetorin e dytë pasi që mendova se do të vazhdojë të shkoj në sallën e shfaqjeve. Sot ndoshta veçmë janë vetëdisuar pak dhe më porositi asistentja arsimore që ta sjelli te klasa me fëmijët e tjerë”, shtoi Ilir Ademi, prindi i Ëmblës.

Ëmbla kishte vizituar edhe qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta, Handimak, e drejtori, Adem Idrizi thotë se Ëmbla, asnjëherë nuk ka qenë agresive.

“Ëmbla nuk është fajtore për gjendjen e saj. Ne jemi ata që duhet të mbajmë përgjegjësi dhe duhet të kemi një ndërgjegje. Ato nënat që kanë refuzuar dhe kanë protestuar për ta përjashtuar Ëmblën nga shkolla vetëm një minutë ta vendosin vetën në pozitën e Ëmblës. Kyështë një mesazh për të gjithë nënat tjera të cilat rezistojnë që fëmijët e tyre të përfshihen. Si çdo fëmijë ka vetitë e saja e përkundrazi Ëmbla, por qasja ndaj saj normal që e bën edhe agresive. Por nuk është faji i saj por faji i atyre që punojnë me Ëmblën”, thotë Adem Idrizi, drejtor i “Handimak”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco