Temperatura të ulëta dhe ngrica në të gjithë vendin

Temperatura të ulëta dhe ngrica në të gjithë vendin

08:00, 22/01/2022
A+ Aa A-

I ftohti polar do të diktojë kushtet e motit në territorin shqipar duke bërë që temperaturat e ulëta dhe ngricat të jenë prezent në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që reshje të pakta dëbore të ketë në zonat malore veriore dhe juglindore.

Edhe gjatë natës pritet që temperaturat e ulëta dhe ngricat të jenë dominante.    

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 7°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco