VIDEO-SYRI TV/ Kaos në rrugët kryesore të Durrësit, makinat parkohen në trotuare

VIDEO-SYRI TV/ Kaos në rrugët kryesore të Durrësit, makinat parkohen në trotuare

16:32, 16/01/2022
A+ Aa A-

Rrugët kryesore të qytetit të Durrësit janë në kaos nga fluksi i lartë i automjeteve dhe parkimi i tyre pa kriter në trotuare. Një situatë e tillë rrezikon të kthehet në burim aksidentesh për shkak se qytetarët, mes të cilëve edhe nxënësit e shkollave janë të detyruar të ecin në rrugën e makinës, duke rrezikuar jetën e tyre

Nga SYRI TV

Në një nga rrugët kryesore të Durrësit, prapa teatrit "Aleksandër Moisiu" është krijuar një kaos i vërtetë nga fluksi i lartë i automjeteve.

Mungesa e hapësirave publike bën që automjetet të parkohen në trotuar.

Kjo situatë ka krijuar problem per këmbsorët, që janë të detyruar të zhvendosen në rrugën e makinave, duke rrezikuar jetën e tyre. Në këtë rrugë kalojnë çdo ditë edhe nxënësit e shkollës.

Ata shprehen për Syri Tv për vështirësitë që kanë, kur shkojnë në shkollë.

Por, edhe qytetarët e Durrësit gjithashtu shprehen të shqetësuar për këtë problematikë, pasi trotuari i zënë nga makinat i detyron ata të devijojnë rrugën dhe të zhvendosen në rrugën e makinave.

Policia rrugore nuk ka marrë asnjë masë lidhur me këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco