Akid! - Një bashkim dashurie, emri i foshnjes së parë të vitit 2022 Akid, i parëlinduri i vitit 2022

Akid! - Një bashkim dashurie, emri i foshnjes së parë të vitit 2022

12:10, 01/01/2022
A+ Aa A-

Akid, quhet fëmija i parë i vitit 2022 lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Mjeku Artur Hatibi bëri me dije se fëmija erdhi në jetë me operacion por gjendja shëndetësore e nënës dhe bebes është e mirë. “Lindja e parë përfundoi me sukës. Lindi fëmija djalë, në peshën 3 kg e 680gr. Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. Nga ekipi i rojës, ju urojmë gëzuar të gjitha nënave të Shqipërisë, gëzuar dhe mbarësi!”, tha mjeku.

Akidi erdhi në jetë në orën 24:00 dhe është fëmija i parë i dy prindërve të rinj. “Është fëmija i parë. Akid e ka emrin, është djalë. Falënderoj shumë stafin mjekësor. Edhe ju uroj të gjithë shqiptarëve, gëzuar!”, tha nëna e emocionuar. 

Kurse babai i të porsalindurit shpjegoi emrin e të birit: “Në fakt është i vjetër, por edhe inovator pasi bashkëshortja i nis emri me A, dhe unë e kam me K, ndërsa ‘id’ është ID-ja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco