VIDEO/ 1 Janari në Kukës, qyteti zgjohet nën pushtetin e mjegullës

VIDEO/ 1 Janari në Kukës, qyteti zgjohet nën pushtetin e mjegullës

11:17, 01/01/2022
A+ Aa A-

Kukësi në mëngjesin e 1 janarit të 2022 është zgjuar nën pushtetin e  mjegullës së dendur.

Mjegulla ka kufizuar shikueshmërinë si për qytetarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve, ndaj kërkohet të tregohet shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në disa zona të qarkut verior.

Edhe përdoruesit e Rrugës së Kombit duhet të bëjnë kujdes dhe të ulin shpejtësinë si dhe të rrisin vigjilencën pasi trafiku i lëvizjes është ende i lartë.

Policia rrugore këshillon përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco