Moti i keq/ Porti i Durrësit njoftim për lundërtarët: Të tregojnë kujdes gjatë…

Moti i keq/ Porti i Durrësit njoftim për lundërtarët: Të tregojnë kujdes gjatë…

20:26, 29/11/2021
A+ Aa A-

Porti i Durrësit ka dalë në njoftim të rëndësishëm për të gjithë lundërtarët.

Në njoftim, thuhet se për shkak të motit të keq, lundërtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur lundrojnë në det.

Njoftimi i Portit të Durrësit:

Njoftim për Lundërtarët!

Ju informojmë se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës.

Lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë.

Shërbimi Hidrografik po punon për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco