Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

23:20, 09/11/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare hera-herës të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton intensitet deri në deri ne 12-15m/sek.

Masat ajrore më të ftohta me origjinë veriperëndimore do të ulin temperaturat kryesisht në vlerat e mesditës:

në zona malore 5 deri 13 °C në zona e ulëta 8 deri 24 °C në zona bregdetare 11 deri 24 °C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco