Sa persona kanë marrë mjekim dhe cilat janë grupmoshat më të prekura? Flet gazetarja e SYRI.TV Fjona Çela

Sa persona kanë marrë mjekim dhe cilat janë grupmoshat më të prekura? Flet gazetarja e SYRI.TV Fjona Çela

11:48, 27/10/2021
A+ Aa A-

Në spitalin e Krujës vijojnë të shfaqen banorë me shenja të helmimit nga uji i pijshëm ndërsa deri më tani numri i personave që kanë marrë mjekim është 400 sipas gazetares së SYRI.TV,  Fjona Çela e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’.

Sipas Çelës gjendja paraqitet aktualisht e stabilizuar dhe e qetë por ka pasur raste të persona të helmuar që janë paraqitur në spital dy herë për të marrë mjekimin e duhur.

Çela: Në fakt situata pavarësisht se kanë pasur simptoma helmimi pra ato simptoma që i kemi përmendur dhe ditën e djeshme po i përmendim dhe sot të cilat kryesisht janë të vjella, diarre, dhimbje barku, temperaturë në disa raste gjendja përgjithësisht paraqitet e stabilizuar dhe e qetë. Por ka pasur dhe raste të personave të cilët kanë qenë të helmuar dhe ka pasur momente që janë paraqitur dhe dy herë në spital për të marrë serume dhe mjekime të tjera. Numri i persona të shtruar në siptal ka shkuar rreth 400 duke qenë se dje të paktën deri pasdite ka qënë rreth 370 por ka pasur dhe shtrime të vazhdueshme dhe gjatë pasdites kështu që numri ka shkuar diku tek 400 persona. Duhet ta qartësojmë këtë që nga dita e diel nuk janë aktualisht në spital 400 persona por që nga dita e diel deri në mëngjesin e sotëm janë rreth 400 persona që janë drejtuar spitalit, ndërkohë që në pavion mund të marrin trajtim 15-30 persona.

Dori Daka: Kam një pyetje dhe për fëmijët pasi kishte një numër të konsiderueshëm të fëmijëve të përfshirë në këtë situate. Si është situata e tyre?

Çela: Është e vërtetë në fakt. Dua të përmend që grupmoshat më të prekura kanë qënë moshat e treta dhe fëmijët ndoshta dhe për shkak të imunitetit më të ulët. Jo se nuk ka pasur nga grupmoshat e mesme por ato që kanë qënë të evidentuar kanë qënë adoleshentët, fëmijët dhe moshat e treta të cilët kanë qënë më të prekur nga situata që është krijuar. Sigurisht që dyshimet e tyre janë që mund të jenë helmuar dhe nga uji megjithatë siç kemi ndjekur dhe dje deklarata të ndryshme është shtrirë hetimi në disa pista kryesore. Por ajo më e rëndësishmja është se mund të jenë helmuar nga uji, gjë për të cilën janë marrë masa për analizat përkatëse.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco