VIDEO/ Unioni i Transportit kërkesë bashkisë: Nuk përballojmë dot shpenzimet, të hiqet akciza e naftës

VIDEO/ Unioni i Transportit kërkesë bashkisë: Nuk përballojmë dot shpenzimet, të hiqet akciza e naftës

15:28, 19/10/2021
A+ Aa A-

Qytetarët e Tiranës po përballen me pritje të gjata nëpër stacione, por edhe me rrezikun e përhapjes së infekionit me coronavirus. Shkak për këtë është bërë bërgjysmimi i mjeteve të transportit publik. Kompanitë që kryejn transportin e qytetarëve thonë se ky problem ka ardhur pas rritjes se kostove financiare me të cilat po përballet ky sektor.

Transporti publik ka rënë në kolpas për shkak të vështirësive ekonomike që kompanitë përgjegjëse po hasin që nga rihapja e këtij sektori. Në një deklaratë për mediat, kreu i këtij unioni ka drejtuar kërkesat e tyre ndaj bashkisë dhe institucioneve përkatëse.

Nga Syri Tv

Unioni i Transportit Publik këtë të martë, nëpërmjet një komunikimi me mediat ka lajmëruar përshkallëzim të gjendjes në të cilën gjendet  ditët e fundit transporti urban në kryeqytet. Qytetarët presin me ore të tëra ne stacione pasi autobuset e linjave urbane janë përgjysmuar duke bërë që edhe rreziku i përhapjes së infeksikonit nga Covid të jetë shumë i lartë.

Union i Transportit thotë se shkak për këtë gjendje është kolapsi ekonomik që ka pësuar ky sektor.  Kreu i këtij unioni Dashnor Memaj,  shprehet se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim institucional për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Ndërkohë, një tejtër përfaqësues i unioni Rixhin Qosja ka kërkuar nga bashkia e Tiranës përfundimi e korsisë së autobuseve në të gjitha linjat urbane për shkak të vonesave që hasen gjatë transportit.

Vetëm një ditë më parë, ky union përgjysmoi flotën e mjeteve në qarkullim, ndërkohë që ka paralajmëruar se nëse nuk merren masat, brenda datës 1 nëntor, do ta çojë në 20% përdorimin e autobusëve për transportin e qytetarëve duke shkaktuar kaos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco