Në fundjavë pritet të fillojnë shirat në të gjithë vendin

Në fundjavë pritet të fillojnë shirat në të gjithë vendin

07:00, 19/10/2021
A+ Aa A-

Pas disa ditëve të ftohta dhe me reshje shiu, kushtet sinoptike kanë ndryshuar me mot me diell ngritje te temperaturave. Sipas meteorologëve, moti deri në mes të javës do jetë i qendrueshëm ku fundjava pritet me mot me shi.

Vendi ynë këtë të hënë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari në RTSH, dita e martë deri dhe të enjten do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 24 °C. Era do të fryjë në drejtim të veri-veriperëndimit.

E martë, 19 tetor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta dhe mjegull përgjatë luginave në Jug-lindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.     

Temperaturat:

Zona malore        7/21°C
Zona e ulët          7/25°C
Zona bregdetare  11/24°C

Kosova, e martë, 19 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe me prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .

E mërkurë, 20 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ne shtim në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.     

Temperaturat:

Zona malore        7/21°C
Zona e ulët          11/24°C
Zona bregdetare  13/23°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco