FOTO/ Dita Ndërkombëtare e Varfërisë, Big Market Kavajë shporta për familjet

FOTO/ Dita Ndërkombëtare e Varfërisë, Big Market Kavajë shporta për familjet

15:29, 18/10/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme ‘Big Market Kavajë’ mikëpriti të rinj nga gjimnazi ‘Aleksandër Moisiu’ dhe nismën e tyre ‘Bëhu edhe ti pjesë e shportës sonë’, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Varfërisë.

Varfëria është një nga problemet më të rënda me të cilat përballen shoqëritë njerëzore. Sipas Bankës Botërore, rreth 10% e popullatës botërore jetojnë nën minimumin jetik.

Big Market, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, i përgjigjet rregullisht përgjegjësisë sociale duke dhuruar për komunitetet ku ajo operon apo duke u bërë pjesë e nismave të ndryshme humanitare, si kjo e fundit e gjimnazistëve të Kavajës.

Kjo nismë fton të gjithë shqiptarët të mbushin një shportë për familjet në nevojë dhe Big Market do të jetë përherë i gatshëm të kontribuojë me kapacitetet dhe produktet e saj të freskëta, kudo ku kompania është e pranishme.

Solidariteti shoqëror qëndron në themel të aktivitetit dhe identitetit të Big Market, i cili për shkak të shtrirjes në pothuajse çdo qytet dhe komunitet, cilësohet si marketi i të gjithë shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana18/10/2021 20:54

Puna me e mire e te gjitha supermarketeve ne mbare vendin , do te ishte mbrojtja e vertete e konsumatorit nga rritja prej vete atyre e çmimeve te ushqimeve te shportes .

Shto koment

Denonco