VIDEO-SYRI TV/ Amortizohet aksi Spitallë-Porto Romano, qytetarët duan ndriçim, trotuare e kosha plehrash

VIDEO-SYRI TV/ Amortizohet aksi Spitallë-Porto Romano, qytetarët duan ndriçim, trotuare e kosha plehrash

16:52, 14/10/2021
A+ Aa A-

Aksi rrugor që lidh Spitallën me Portormanon është duke degraduar çdo ditë.

Gropat e hapura në mes të rrugës, kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Çdo ditë në këtë aks kalojnë mijëra mjete, përfshirë dhe ato të tonazhit të rëndë, që shkojnë në portin detar të Portoromanos. Amortizimi i rrugës nuk shkakton vetëm dëmtime të mjeteve, por njëkoësisht janë dhe burim aksidentesh, pasi shpesh shoferët duhet të dalin nga karrexhata për të shmangur gropat.

Drejtuesit e mjeteve dhe banorë të zonës përgjatë këtij aksi, shprehen të shqetësuar për amortizimin e rrugës, duke kërkuar investime për mirëmbajtjen e këtij aksi.

Përveç amortizimit dhe gropave, ky aks rrugor nuk ka ndriçim, trotuare dhe kosha për hedhjen e mbeturinave, ku këto të fundit shpesh hidhen përgjatë aksit duke krijuar ndotje në të gjithë zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco