Shtjella ciklonike mbi detin Jon sjell shira dhe borë në Shqipëri Bora sot në Korçë

Shtjella ciklonike mbi detin Jon sjell shira dhe borë në Shqipëri

07:00, 14/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në detin Jon e cila po kushtëzon mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E enjte, 14 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në Jug dhe zonën qëndrore, në zonat malore do të ketë reshje dhe bore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.    

Temperaturat:

Zona malore        4/8°C
Zona e ulët          11/17°C
Zona bregdetare  12/18°C

Kosova, e enjte, 14 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe bore. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 8°C .

E premte, 15 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të pakta në Jug dhe zonën qëndrore, në  veri do të mbeten reshje të pakta bore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.     

Temperaturat:

Zona malore        4/13°C
Zona e ulët          9/20°C
Zona bregdetare  12/21°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco