VIDEO/ Ujërat e zeza ndotin ujin e pijshëm, Banorët në Berat: Bashkia nuk jep asnjë zgjidhje

VIDEO/ Ujërat e zeza ndotin ujin e pijshëm, Banorët në Berat: Bashkia nuk jep asnjë zgjidhje

14:37, 13/10/2021
A+ Aa A-

Rreth 80 banorë të një pallati në lagjen “Jani Vruho” në Berat, përballen çdo ditë me ndotjen e ujit të pijshëm nga ujërat e zeza. Banorët shprehen se janë ankuar në bashki, por nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Nga Syri Tv

Banorët e pallatit 241 në lagjen "Jani Vruho" në Berat ankohen për çarjen e tubacioneve të ujërave të zeza, të cilat kanë ndotur edhe ujin e pijshëm. Edhe pse prej më shumë se 20-vitesh banorët kanë ngritur zërin për zgjidhjen e këtij problemi dhe  sistemimin e tubacioneve nëntokësore të ujërave të zeza, deri më tani askush nuk ka ndërhyrë.

Ndërkohë, dëmtimi i kanaleve të ujrave të zeza dhe atyre sipërfaqësore, ka sjellë përmbytje të hyrjes së pallatit, pas reshjeve të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit.

Banorët pohojnë se, janë lënë në harresë totale nga qeveritarët, pasi ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Ndërkohë, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm nga ujërat e zeza, banorët shprehen se janë të detyruar të blejnë ujin e pijshëm, duke i shtuar kosto shtesë buxhetit familjar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco