Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

VIDEO-SYRI TV/ Gjirokastritët nuk kanë treg, produktet i blejnë në rrugë

VIDEO-SYRI TV/ Gjirokastritët nuk kanë treg, produktet i blejnë në rrugë

15:45, 10/10/2021
A+ Aa A-

Gjirokastra nuk ka një treg me kushte dhe standarde për shitjen e produkteve agro-ushqimore. Më shumë se 60 tregtar shesin produktet e tyre jashtë çdo standardi, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve gjirokastrit.  

Nga SYRI TV

Ndonëse një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët në të katër stinët e vitit, Gjirokastra vuan për një treg ushqimor me kushte dhe standarde të denja, jo vetëm për qytetarët por edhe për vizitorët e huaj.

Pamjet që po shihni, tregojnë se si çdo ditë subjekte të ndryshme tregtojnë prodhimet e tyre agro-blegtorale në kushte aspak higjeno-sanitare.

Shitësit, por dhe vetë qytetarët që blejnë produkte në këtë treg, pohojnë se janë ankuar disa herë në bashki, për ndërtimin e një tregu të ri dhe me standarde, por deri më sot, nuk është kryer asnjë investim.

Tregtimi i produkteve ushqimore në të tilla kushte rrit rrezikun për shëndetin e konsumatorit e ndërsa në një kohë pandemie situata bëhet më alarmante.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco