Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Policët amerikano-shqiptarë organizojnë mbledhje fondesh për oficerin dëshmor Saimir Hoxha

Policët amerikano-shqiptarë organizojnë mbledhje fondesh për oficerin dëshmor Saimir Hoxha

09:59, 09/10/2021
A+ Aa A-

Në datën 28 shtator, një oficer policie u vra me armë zjarri në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Viktima ishte nënkomisari Saimir Hoxha 44 vjeç, oficer krimesh. Në një deklaratë të saj, Policia e Shtetit ka thënë se nënkomisari Saimir Hoxha - Oficeri i antikrimit, u qëllua dhe vdiq ndërsa transportohej në spital pas një përplasjeje të një grupi të Policisë me persona të dyshuar për kultivim të narkotikëve në hyrje të rezervatit të Kune Vain.

Nga Beqir Sina, New York

Po ashtu u tha se ai është qëlluar me armë zjarri nga një person brenda automjetit të tij, gjatë kontrollit të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Për pasojë, plumbat kapën efektivin 44-vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale komentues të ndryshëm shkruajn se sikur mos mjaftojnë kushtet e vështira që punojnë tani Policia e Shtetit, por po u marrin edhe jetën policëve në krye të detyrës.

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, me anëtarët e saj, shqiptarët që punojnë në radhët e unifromave blu të policisë amerikane, në New Yersey,( New Jersey Police Officer) dhe në strukturat e tjera në SHBA, që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, thonë se kan nisur një fushatë për të mbledhur fonde për të ndihmuar familjen e efektivit të vrarë në Lezhë, Saimir Hoxha, në krye të detyrës.

Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, do të donte të shprehte ngushëllimet e saj me këtë mbledhje fondesh për familjen e nënkomisarit të Policisë Shqiptare Saimir Hoxha.

Për t'i ardhur në ndihmë familjes së nënkomisarit të poliicisë së Shtetit, të vrarë, në gjatë shërbimit, fund-muajin e kaluar është hapur një fond bamirësie në portalin e njohur dhe serioz GoFundMe, në të cilin sipas regjistrit, për disa orë sot ata kanë mbledhur 7,385 dollarë ndërsa synojnë të mbledhin më shumë derisa të mbyllin këtë fushat, e cila vazhdon të jetë e hapur në GoFundMe.

Ata thonë se Saimir Hoxha, lindi dhe u rrit në Pukë, Shqipëri, dhe u transferua në Tiranë ku shërbeu si oficer policie për 18 vjet, duke u vendosur meë pas me shërbim e jetesë në Lezhë.

Ai u qëllua dhe u vra ndërsa kryente detyrat e tij si Oficer Policie dhe i shërbente vendit dhe komunitetit të tij. Oficeri Hoxha lë pas një grua dhe dy fëmijë të vegjël, thonë kolegët e tij nga Amerika.

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, me këtë rast shpreh edhe një here familjes së nënkomisar Samir Hoxha, ngushëllime : “Në këto kohë të vështira, Zoti ju dhashtë të gjithë forcën për të kapërcyer vdekjen e tij dhe për të gjetur lumturi dhe ngushëllim në kujtimet e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco