VIDEO/ Studentët, akses të plotë në arkivat e shtetit: marrëveshja me Universitetin e Durrësit

VIDEO/ Studentët, akses të plotë në arkivat e shtetit: marrëveshja me Universitetin e Durrësit

10:25, 07/10/2021
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për t'i dhënë studentëve akses në burimet arkivore. Drejtori I AQSH, Ardit Bido theksoi se kjo marrëveshje ka si qëllim mbështetjen e kërkimeve shkencore si dhe ndihmën ndaj studentëve për praktikat e tyre mësimore.

Nga SYRI TV

Studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës që prej ditës së sotme do të kenë akses të plotë në arkivat kombëtare për kryerjen e praktikave dhe të proceseve mësimore.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido theksoi se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje krijohet një lidhje e drejtpërdrejtë mes institucionit të Arkivit të shtetit dhe rrit shumë mundësinë për të nxjerrë studentë më të mirë dhe më cilësorë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido dhe nga Rektori Kseanela Sotirofski ndërsa ka si qëllim mbështetjen e kërkimeve shkencore, si dhe ndihmën ndaj studentëve për praktikat e tyre mësimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco