Protestë kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë

Protestë kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë

21:13, 06/10/2021
A+ Aa A-

Qindra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë kundershtuar rritjen e çmimeve ne vend duke parashtruar 4 kërkesa. Të revoltuar qytetarët i kërkuan Rames që të mirëqeverisë vendin, pasi ai është vendosur në krye të qeverisë për të zgjidhur krizat dhe jo që të preës si spektator

SYRI TV

Qindra qytetarë kanë protestuar para kryeministrisë pasditen e të mërkurës kundër rritjes së çmimeve. Të revoltuar nga rritja e çmimeve të bukës e karburantit si dhe paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektriktrike, qytetarët i kërkojnë kryeministrit mirëqeverisë vendin dhe jo të bëjë rolin e  spektatorit dhe të presë, derisa sa kriza të përfshijë vendin.

Qytetarët u shprehën se nuk munden të përballojnë rrijtë tjetër të çmimeve, pasi ekonomia po edhe pensioni i tyre është i pamjaftueshëm.

Protestës ju bashkua edhe eskperti i ekonomisë Pano Soko, i cili tha se kriza e paralajmëruar nga kryeministri është një vjedhje, që pritet t’u bëhet shqiptarëve.

Qytetarët kanë propozuar 4 pika, që sipas tyre do t’i lehtesonte për të zbutur efektin e krizës në ekonominë e tyre.

Ndërkohë  proesta  e radhes pritet të zhvillohet ditën e hënë kundër rritjes së çmimit në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco