VIDEO/ Dropulli drejt shpopullimit masiv, qindra familje kanë ikur në emigrim

VIDEO/ Dropulli drejt shpopullimit masiv, qindra familje kanë ikur në emigrim

13:52, 06/10/2021
A+ Aa A-

Nga Syri Tv

Dropulli është një nga zonat më të prekura nga shpopullimi masiv. Mijëra familje kanë braktisur 21 fshatrat e kësaj bashkie, pasi prej 30 vjetësh në këto zona mungojnë invsetimet dhe perspektiva për të jetuar. Syri televizion bëri një vëzhgim në dy nga fshatrat e Dropullit, ku tashmë jetojnë vetëm të moshuarit.

Fshatrat e jugut të Shqipërisë janë drejt braktisjes totale nga banorët, ku shkaku kryesor është mungesa e invstimeve, papunësia te të rinjtë dhe problemet e ndryshme sociale.

Fshati Grapsh në bashkinë e Dropullit në Gjirokastër, ka pësuar një lëvizje demografike të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit. Nga 600 banorë që kishte dikur ky fshat, sot kasnë mbetur më pak se 120 banorë, dhe ata që jetojnë ende këtu, janë kryesisht të moshuar.

Banorët tregojnë për syri televizion, se shkaku kryesor i largimit masiv të njerëzve është papunësia, ndaj në këto kushte shpresa e vetme ka qenë emigracioni.

Mungesa e investimeve prej 30 vjetësh, ka banorët të braktisin bujqësinë, si një nga sektorët e rëndësishëm ekonomik në këto zona. Mungesa e energjisë elektrike, rrugëve apo ujit, është gjithashtu një tjetër problem, që detyron shpesh të rinjtë të largohen nga fshati.

Shpopullimi është fenomen i zakonshëm në çdo fshat të jugut të vendit. Edhe në Vrisera, fshat afër kufirit me Greqinë. Anastas Kolo është një nga pak banorët e rikthyer nga emigracioni në këtë fshat, ku ka invsetuar në blegtori. Megjithatë, i moshuari nga fshati Vrisera, tregon se fëmijet e tij nuk kthehen më pasi në fshat nuk ka të ardhme.

Ne territorin e bashkise dropull, ate te siperm dhe te poshtem jane rreth 21 fshatra minoritare, te cilet ashtu si ne mjaft zona rurale ne vendin tone jane prekur nga emigrimi dhe nga braktisja e tyre sidomos nga brezi I ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco