VIDEO- SYRI TV/ Mjerimi, nëna me tre fëmijë jetimë apelon për ndihmë

VIDEO- SYRI TV/ Mjerimi, nëna me tre fëmijë jetimë apelon për ndihmë

12:14, 06/10/2021
A+ Aa A-

Xhevrije Hyka është nëna e tre fëmijëve jetim në Rashbull të Durrësit, e cila përballet çdo ditë me mjerimin dhe kushtet e vështira të jetesës. Paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimeve, kryefamiljarja Hyka nuk e ka pritur aspak mirë, pasi tregon se shteti e ka braktisur madje duke i përgjysmuar edhe ndihmë ekonomike, që ishte e vetmja e ardhura.

Kjo është Xhevrije Hyka, një nënë e ve kryefamiljare që jeton në kushte të vështira ekonomike në zonën e Rashbullit në Durrës. Dy vjet më parë, Xhevrija humbi bashkëshortin, i cili i la tre fëmijë jetim.

Katër anëtarët e kësaj familje jetojnë në kushte të vështira familje, ku streha e vetme është vetëm një dhomë. Të ardhurat e familjes Hyka janë vetëm një ndihmë sociale nga bashkia prej 48 mijë lekësh të vjetra, e cila siç tregon kryefamiljarja, i është përgjysmuar. Por ndonëse në vështirësi të mëdha ekonomike, e papunë, nëna e katër fëmijëve mundohet të jetë korrekt me shtetin duke paguar rregullisht faturat e energjisë.

Në këto kushte, nëna e katër fëmijëve jetim në Rashbull të Durrësit, nuk e ka pritur aspak mirë paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për një krizë të re çmimesh.

Rritja e çmimit të energjisë pritet të shtojë vuajtjet e tre fëmijëve jetim dhe nënës së tyre, e cila e dëshpëruar shprehet se do të duhet të ngrohet me dru, por edhe këto nuk i siguron dot. Në këto kushte, ajo apelon për ndihmë nga shteti, ku së paku t'i ndërtojë një banesë për të siguruar jetesën e fëmijëve.

Si familja e Xhevrije Hykës ka me dhjetëra familje të tjera në Durrës, përfshirë dhe ato të prekura nga tërmeti, të cilat pritet të jenë grupet shoqërore më të goditur nga kriza e re e çmimeve që paralajmëroi kreu i qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco