VIDEO nga SYRI TV/ Rama paralajmëroi krizë çmimesh, shkodranët dalin në protestë

VIDEO nga SYRI TV/ Rama paralajmëroi krizë çmimesh, shkodranët dalin në protestë

16:06, 05/10/2021
A+ Aa A-

Kriza e çmimeve që paralajmëroi kryeministri Rama, nxori në protestë qytetarët shkodranë. Përfaqësues të biznesit dhe sindikatave në kryeqendrën e veriut u shprehën kundër rritjes së çmimeve, duke e cilësuar situatën ekonomike të familjeve shqiptare si shumë të vështirë.

Nga SYRI TV

Paralajmërimi i Edi Ramës për krizën e rritjes së çmimeve, ka nxjerrë në protestë qytetarët shkodranë. Përfaqësues nga biznesi i vogël por dhe shoqërisë civile, protestuan në qytetin verior këtë të martë, duke u shprehur kundër rritjes së çmimeve.

Kreu i sindikatës së shëndetësisë në Shkodër, Paolo Kaceri u shpreh se rritja e çmimeve në këtë periudhë do të rëndonte dhe më tej ekonomitë familjare. Sipas tij, kriza e Covid ka dëmtuar shumë familje, ndaj është e papranueshme një rritje tjetër çmimesh.

Përfaqësues të biznesit të vogël, u shprehën se në tetë vjet qeveria vetëm ka rënduar me taksa biznesin, ndërsa rritja e çmimeve mund të jetë me pasoja për ta dhe qytetarët.

Kriza e paralajmëruar nga kryeministri Rama ka nxitur reagime të shumta në qytete të ndryshme të vendit, ku shtresat më të prekura nga çmimet janë revoltuar ndaj deklaratave të kreut të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco