Mëngjese me mjegull, në mesditë rritje temperaturash Mali i Dejës (Mat) në horizont dhe mjergulla mbi liqenin e Ulzës, tetor 2021

Mëngjese me mjegull, në mesditë rritje temperaturash

07:00, 04/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozicionuar në Europën lindore duke mbajtur  mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 4 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.    

Temperaturat:

Zona malore      8/24°C
Zona e ulët        10/28°C
Zona bregdetare  15/27 °C

Kosova, e hënë, 4 tetor 2021

Moti do të jetë me diell dhe mjegull në mëngjes .Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 6 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 25°C .

E martë, 5 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me shtim gradual. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.    

Temperaturat:

Zona malore        10/25°C
Zona e ulët          14/29°C
Zona bregdetare  16/29 °C. SIpas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco