VIDEO/ Fermerët therin ilegalisht bagëtitë, thertorja drejt falimentimit, bashkia e AKU heshtin...

VIDEO/ Fermerët therin ilegalisht bagëtitë, thertorja drejt falimentimit, bashkia e AKU heshtin...

16:31, 03/10/2021
A+ Aa A-

Thertorja e vetme e liçensuar për therjen e bagëtive në bashkinë e Përmetit është drejt falimentimit, pasi fermerët zgjedhin të therin bagëtitë në mënyrë ilegale, duke rrezikuar jetën e konsumatorëve. Për këtë shqetësim, bashkia e Përmetit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër heshtin.

Nga Syri Tv

Prej tre muajsh, thertorja e vetme në bashkinë e Përmetit nuk funksionon. E ndërtuar në vitin 2019 nga një ish emigrant, Lefter Puriqi, thertorja ku punonin 10 qytetarë nuk është funksionale.

Drejtori teknik i këtij biznesi, tregoi për Syri Televizion se po falimenton për shkak se më shumë se 80% e gjedhëve theren në mënyrë ilegale në zonën e Përmetit. Sipas tij, kjo ka bërë që të shmangen kontrollet, duke rritur rrezikun që mishin që konsumojnë qytetarë të jetë jashtë standardeve higjeno-sanitare.

Në këto kushte, syri televizion iu drejtua bashkisë së Përmetit dhe Autoritet Kombëtar të Ushqimit në Gjirokastër, për t`i pyetur rreth situatës së krijuar. Ne u drejtuam disa pyetje këtyre institucione se përse kjo thertore nuk funksionon? Ku kryhen therjet dhe ku bëhet kontrolli i mishit në bashkinë e Përmetit? Etj.

Por asnjë nga këto dy institucione nuk iu përgjigj pyetjeteve tona, duke shmangur dhënien e informacionit publik për një çështje të ndjeshme siç është therja e bagëtive brenda standardeve higjeno-sanitare, çka mundëson edhe produkt të sigurt për konsum për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco