Jo mësim me turne: Mijëra prindër vazhdojnë firmosjen e peticionit

Jo mësim me turne: Mijëra prindër vazhdojnë firmosjen e peticionit

11:07, 30/09/2021
A+ Aa A-

Mësimi me turne  dhe orë të reduktuara ka sjellë reagimin e prindërve, të cilët kundërshtojnë këtë vendim. Pas peticionit online, nga shkolla “Emin Duraku” prindërit kanë vendosur që të mbledhin firmat dhe të kundërshtojnë zhvillimin e mësimit me turne dhe orë të reduktura, në një kohë që kjo nuk zbatohet për aktivitete të tjera.

Mësimi zhvillohet me 2 deri 4 turne dhe situata më problematike paraqitet në Tiranë për shkak të kapacitetit.

Një nga nismëtaret e këtij peticioni Iva Çaushaj u shpreh për A2 CNN se kjo është e papranueshme.

“Gjendemi para një fakti të kryer që është vit i tretë më orë të reduktuar ishte e papritur se në 1 shtator orët nisën të plota dhe kjo ishte optimiste për ne prindërit, por lajëmrohemi një javë para nisjes së shkollës që do të ishte me turne. Kjo është e papranueshme, ndërkohë që në vende të tjera nuk ka kurrfarë mase të distancimit social. Jemi shumë që besojmë në këtë çështje. Janë dy probleme; mbajtja  e fëmijës dhe ky po shkon arsimi ynë me orët e reduktura me gjithë problematikën që mbart arsimi”, shprehet ajo.

Një ditë më parë ministrja Kushi ka deklaruar se, mësimi me turne është vendim i përkohshëm edhe pse kjo sipas saj është rekomanduar nga Komitetit i Ekspertëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco