Nis sot viti i ri shkollor! Mësuesit detyrim vaksinën, në të kundërtën tampon çdo javë

Nis sot viti i ri shkollor! Mësuesit detyrim vaksinën, në të kundërtën tampon çdo javë

08:03, 27/09/2021
A+ Aa A-

Me respektimin e masave anticovid, rreth 480 mijë nxënës në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin do të nisin sot vitin e ri shkollor. Shkolla ishte parashikuar të fillonte në datën 13 shtator, por ministria e Arsimit vendosi që të shtyhej për në datën 27, duke e bërë mësimin fakultativ deri më këtë datë.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka uruar nxënësit për nisjen e vitit  të ri shkollor dhe i ka këshilluar të zbatojnë masat anti Covid

"Urim për të gjithë nxënësit që nisin nesër vitin e ri shkollor, bashkë me angazhimin për të bërë gjithmonë më të mirën që ata të kenë një vit sa më të mbarë e të suksesshëm.

Suksese të gjithëve," shkruan Kushi.

Mësimi do të zhvillohet  me një deri në katër turne ndërsa orët do të zgjasin nga 25 deri në 45 minuta në varësi të kapacitet të shkollës.

Në ndryshim nga viti i kaluar,  mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test Covid çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Mësohet se prindërit nuk janë dakord që mësimi të zhvillohet me turne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco