VIDEO/ Lagjia ‘Besëlidhja’ mbytet nga plehrat: Mbetjet dhe era e rëndë, alarmohen qytetarët

VIDEO/ Lagjia ‘Besëlidhja’ mbytet nga plehrat: Mbetjet dhe era e rëndë, alarmohen qytetarët

14:56, 22/09/2021
A+ Aa A-

Nga Syri Tv

Mbetjet urbane prej vitesh kanë pushtuar Lagjen Besëlidhja në Lezhë. Banorët thonë se kjo era e rëndë po i vështirëson qëndrimin në banesat e tyre, ndërsa apelojnë për ndihmë nga ana e pushtetit vendor.

Banorët e lagjes Besëlidhja në Lezhë, prej vitesh ankohen për erën e rëndë në zonë e cila i ka detyruar të mbyllin dritaret e shtëpive. Shkak është bërë një objekt i shkatëtrruar i cili është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e tyrë, pasi prej disa kohësh është shndërruar në banjo publike.

Një tjetër shqetësim për ta mbetën inertët dhe mbeturinat që kanë zaptuar lagjen si dhe rreziku i telave të cilat varen si rrjeta merimangash dhe shtyllave elektrike të amortizuara.

I kontaktuar për këtë shqetësim të ngritur nga banorët e kësaj lagje shumë afër qëndres së qytetit, drejtori i Sherbimeve publike në bashkinë e Lezhës, pohoi faktin se është në dijeni të situatës  ndërsa brenda disa ditëve do të ndëhyet për zgjidhjen e kësaj problematike serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco