Moti sot e nesër në Shqipëri dhe Kosovë, 22 shtator 2021

Moti sot e nesër në Shqipëri dhe Kosovë, 22 shtator 2021

07:00, 22/09/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore kontinentale të freskëta të cilat po ifluencojnë në vendin tonë rënie të temperaturave.

E mërkurë, 22 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje lokale në zonat linore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore     10/21°C
Zona e ulët         12/29°C
Zona bregdetare  17/28 °C

Kosova, e mërkurë, 22 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu . Era do të jetë me drejtim Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .

E enjte, 23 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore     9/19°C
Zona e ulët         10/28°C
Zona bregdetare  16/28 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco