VIDEO/ Protestë para bashkisë së Pogradecit: Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë pagat

VIDEO/ Protestë para bashkisë së Pogradecit: Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë pagat

13:28, 13/09/2021
A+ Aa A-

Personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar përpara bashkisë së Pogradecit pasi nuk kanë marrë akoma pagat e prapambetura. Sipas tyre pavarësisht se gjykata ka dhënë vendim për marrjen e detyrimeve të akorduara, deri më tani ata nuk kanë marrë asgjë,

Nag SYRI TV.

Personat me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre kanë zhvilluar të hënën një protestë përpara bashkisë së Pogradecit. Këta të fundit kanë protestuar pranë bashkisë së këtij qyteti për marrjen e detyrimeve të prapambetura për periudhën 2005- 2010. Sipas tyre edhe pse vendimi i gjykatës ka qenë në favor të tyte ai nuk është respektuar nga bashkia Pogradec.

Të indinjuar nga pagat e pamarra qytetarët tregojnë se nuk mund të sigurojnë medikamentet e duhura dhe se pandemia e ka vështirësuar akoma më shumë jetesën e tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar drejtoresha e Financës në bashkinë e Pogradecit, Irsa Karapança e cila shprehet se pavarësisht se në lidhje me këtë problem ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Financës, deri më tani nuk është akorduar fondi.

E deri në çelje të fondit  20 milionë lekë këto familje janë të destinuara të sorollaten sa në një institucion në tjetrin për të marrë pagesat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco