Burimi i Sinecit, bashkia organizon antimiting, përplasen qytetarët

Burimi i Sinecit, bashkia organizon antimiting, përplasen qytetarët

10:40, 05/08/2021
A+ Aa A-

Teksa banorët e fshatit Lumas kishin shkuar për të protestuar kundër ndërtimit të ujësjellësit pranë njësisë administrative të zonës, ka pasur një degjenerim të dhunës dhe përplasjes mes grupeve të ndryshme të qytetarëve. Në të njëjtën kohë pranë njësisë kanë shkuar banorët e disa fshatrave të tjerë, që janë pro ujësjellësit.

Banorët e fshatit Lumas thanë se antimitingu është organizuar nga Bashkia e Kuçovës dhe firma Salillari.

Punonjësit e policisë po tentojnë të shuajnë konfliktin mes grupeve të ndryshme të banorëve, ndërkohë që në vendin ku po mbahet protesta janë të pranishëm dhe punonjës të Bashkisë së Kuçovës, që duket se po nxisin më tej dhe konfliktin.

Historia për ndërtimin e ujësjellësit vijon prej disa muajsh në fshatrat e Kuçovës, ku banorët e Lumasit kërkojnë që ai të mos ndërtohet duke marrë ujin e burimit të Sinecit që është edhe atraksion turistik për zonën. Protestat e tyre kanë qenë pothuajse të përditshme, ndërkohë që janë ndeshur dhe me dhunën e policinë dhe heshtjen e institucioneve lokale.

Nga ana tjetër janë dhe banorët e fshtrave Vodëz apo Krekëz, të cilët thonë se duan ujë në shtëpitë e tyre, dhe kërkojnë që ujësjellësi të vijojë sa më shpejt.

Duke qenë se shteti është i pafuqishëm, ose më mirëi inekzistent në dhënien e zgjidhjes së këtij konflikti që vazhdon prej disa muajsh, përplasjet mes fshatrave kanë kulmuar në përdorimin e dhunës gjatë paradites së kësaj të enjteje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco