VIDEO/ Lalari i Fierit, fshati i borxheve. Shitësit: I shlyejnë kur vijnë emigrantët

VIDEO/ Lalari i Fierit, fshati i borxheve. Shitësit: I shlyejnë kur vijnë emigrantët

13:52, 21/07/2021
A+ Aa A-

Lalari i Fierit është ndër fshatrat më të varfra në vend, ku pothuajse 70% e banorëve të mbetur blejnë ushqime me listë. Banorët, por edhe tregtarët rrëfejnë se borxhet i shlyejnë vetëm kur kthehen fëmijët nga emigrimi, ndërkohë që pushteti vendor nuk iu ka plotësuar asnjë shërbim.

Nga SYRI TV

Varfëria ka ndikuar dhe në shpopullimin e fshatit Lalar të Fierit, ku nga 800 banorë që numëronte pak vite më parë, tashmë ka mbetur një e katërta e tyre. Ata jetojnë në varfëri ekstreme saqë ushqimet i blejnë me listë, duke i likuiduar, vetëm kur kthehen fëmijët nga emigrimi.

Të njëjtën gjë pohon edhe shitësja e dyqanit në qendër të fshatit, e cila tregon se jo vetëm ajo, por edhe shitësit e tjerë veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Banorët shprehen se fshati vuan që nga rruga, uji i pijshëm, ndërsa detyrohen të paguajnë për shërbime që nuk i marrin. Megjithatë, si fshati Lalar ka edhe shumët ë tjerë që po përballen me këtë fenomen gjatë viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco