Temperaturat do të jenë me rritje, shira të rrallë tek-tuk

Temperaturat do të jenë me rritje, shira të rrallë tek-tuk

07:02, 16/06/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozicionuar në Europën qëndore e cila do të influencojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë . 

E Mërkurë, 16 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën Veri-Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       10/24°C

Zona e ulët         12/29°C

Zona bregdetare  13/26 °C

Kosova, e Mërkurë, dt 16 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24°C.

E Enjte, 17 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale në mesditë në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       11/26°C

Zona e ulët         13/30°C

Zona bregdetare  14/27 °C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco