'Standardet e jetesës'/ Anketa: 62% e shqiptarëve me pagë minimale, 44% duan të emigrojnë

'Standardet e jetesës'/ Anketa: 62% e shqiptarëve me pagë minimale, 44% duan të emigrojnë

16:57, 12/05/2021
A+ Aa A-

62% e shqiptarëve të intervistuar gjatë një ankete, janë të pakënaqur nga niveli I jetësës në Shqipëri, dhe shkak për këtë është niveli I ulët I pagave.

31 % e tyre kanë deklaruar se paga familjare është 30 mijë lekë ndërsa 27% deklaruan se kanë pagë mesatare 50-70 mijë lekë.

Ndërkohë 45 % kanë theksuar se duan të emigrojnë për të përmbushur standardet e jetesës jashtë vendit.

Soto

Shqiptarët të pakënaqur për nivelin e jetesës

Anketa, 62% kanë pagë minimale dhe mesatare

9% e të intervistuarve kanë pagë mbi mesatare

44% shprehen se duan të emigrojnë

62 përqind e shqiptarëve janë të pakënaqur me standardin e jetesës në Shqipëri. Në këtë përfundim ka arritur anketa e zhvilluar në 3 mujorin eparë të këtij viti. Të rinjtë e intervistuar thanë se niveli i jetesës në vendin tonë është I ulët dhe nuk përbush kërkesat e tyre dhe shkak kpër këtë është niveli I ulët I pagave. Sipas të dhënave, 31% kanë deklaruar se të ardhruat mujore për një familje janë deri në 30 mijë lekë, 27 % deklaruan të ardhura familjare 50 mije deri ne 70 mijë leke dhe vetem 9 % e tyre deklaruan të ardhura familjare mbi 100 mijë leke në muaj. Të dhënat faktojnë se vetem një përqindje e vogel e popullsisë kanë pagë mbi mesataren dhe mund të plotësojnë kushtet e jetesës. Pjesa dërrmuese deklaron të ardhura familjarë minimale ose mesatare. 27% e tyre shprehen se janë plotësisht të pakënaqur dhe 35% janë në pjesën më të madhe të kohës të pakënaqur. Vetëm 33% e familjeve janë të kënaqura, ku nga këto 4% janë plotësisht të kënaqur.  Gjysma e familjeve më të ardhura minimale, theksojne se nuk munden te përballojnë shpenzimet e papritura shëndëtësore. Niveli I ulet I standardeve te jetesës për pjesën më të madhe të qytetarve , mund te jete nje nga arsyet se pse 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë siç e tregojnë dhe të dhënat e kësaj ankete. Duke analizuar të dhenat dhe përgjigjet e qytetareve, vihet re nevoja për përmirësimin e standardeve jetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco