Harta Botërore e Covid-19/ Gjurmimi i pandemisë globale, ja si ngjyroset Shqipëria

Harta Botërore e Covid-19/ Gjurmimi i pandemisë globale, ja si ngjyroset Shqipëria

20:57, 05/05/2021
A+ Aa A-

Shifrat e infektimeve nga koronavirusi në të gjithë botën janë rreth 155 milionë, ndërkohë që numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë është më shumë se 3.2 milionë.

Po ku ndodhet Shqipëria në renditjen e vendeve për infeksionet?

Në hartën e publikuar nga New York Times, Shqipëria është e ngjyrosur me të verdhë, ngjyra e vendeve me më pak raste në botë.

Pandemia e koronavirusit u përkeqësua në mars, ndërsa rastet e reja u rritën në Evropë dhe Amerikën e Jugut.

Incidenca në Shqipëri sipas këtyre të dhënave të publikuara nga NYT është 3 për 100.

Virusi vazhdon të prekë çdo rajon të botës, por disa vende janë duke përjetuar shkallë të lartë të infeksionit, ndërsa të tjerat duket se kanë vendosur nën kontroll virusin.

Të kuptuarit se si funksionin COVID-19 nga ekspertët sa vjen dhe rritet. Duket se ekzistojnë katër faktorë që ka shumë të ngjarë të luajnë një rol: sa afër i qëndroni një personi të infektuar; sa kohë jeni pranë atij personi; nëse ai person hedh spërkat virale mbi ose afër jush; dhe se sa prekni fytyrën më pas./ BW/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco