Lehtësohen masat anti-Covid/ Qeveria lejon dasmat por me numër të limituar

Lehtësohen masat anti-Covid/ Qeveria lejon dasmat por me numër të limituar

18:22, 05/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja për parandalimin e Covid-19.

Në vendimin e miratuar nga qeveria, lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare, por vetëm me 10 persona.

Përjashtim nga kjo pikë bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik.

Qeveria e Kosovës miratoi 46 pika me masa të ndryshme në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 në vend.

Qeveria Kurti ka vendosur për ndalimqarkullim të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, mësimi do të kalojë online dhe restorantet do të punojnë vetëm me porosi.

Masat kundër pandemisë i ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërsa kryeministri Kurti tha se vendimet e marra janë me qëllim mbrojtjen e jetëve të qytetarëve.

Një nga pikat e masave të së hënës është edhe testi negativ për të hyrë në Kosovë, ndryshe qytetarët duhet të vetëizolohen për 7 ditë.

Nuk dihet nëse kjo masë prek shqiptarët e Shqipërisë që udhëtojnë për në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco