Moti sot dhe nesër, 22 - 23 mars 2021 Zall-Dajt, Tiranë, mars 2021

Moti sot dhe nesër, 22 - 23 mars 2021

06:23, 22/03/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të ftotha të cilat po mbajnë mot të me reshje shiu dhe bore në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 22 mars 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare me reshje shiu në zonën perëndimore , në zonat malore do të vijojnë reshjet e  borës në pjesën e parë tv ditës. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të ulëta.

Temperaturat:

Zona malore -1/4

Zona e ulët 5/12

Zona bregdetare 7/12 gradë Celcius.

Kosova, e hënë, 22 mars 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore intesive. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -3 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 3 gradë Celcius.

E martë, 23 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat:

Zona malore -4/4

Zona e ulët 0/13

Zona bregdetare 5/13 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco