Kosovë/ Regjistrimi i kafshëve shoqëruese i obligueshëm, ata që i braktisin do të dënohen

Kosovë/ Regjistrimi i kafshëve shoqëruese i obligueshëm, ata që i braktisin do të dënohen

10:02, 21/03/2021
A+ Aa A-

Ditë më parë ka hyrë në fuqi udhëzimi administrative për regjistrimin e obligueshëm të kafshëve shoqëruese (mace, qen) të nënshkruara nga Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa.

Ky udhëzim administrativ do të parandalojë braktisjen e qenve dhe maceve nga pronarët, që sipas AUV dhe “Fondacioni i të drejtave të Kafshëve”, është shkaku kryesor për rritjen e numrit të tyre në vende publike.Kafshëve shoqëruese do t’u vendoset një mikroçip në lëkurë, i cili do të përmbajë të dhënat e kafshës dhe të pronarit.

Drejtori i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve, Sadik Heta, thotë se regjistrimi dhe identifikimi i kafshëve shoqëruese është i domosdoshëm dhe se në ketë udhëzim ka edhe ndëshkime për pronarët që nuk regjistrojnë kafshët shoqëruese.

“Udhëzimi administrativ 01/21, 02/22 , janë dy udhëzime administrative që kanë hy në fuqi në Kosovë, njëri parasheh identifikim dhe regjistrimin e qeneve me pronarë, dhe udhëzimi tjetër parasheh kompensimin financiar të shërbimit të kryer nga ana e veterinarëve. Çdo pronarë i cili mban kafshë shoqëruese apo qen është i obliguar me ligj qe ta bëj identifikimin dhe regjistrimin e kafshës së tij. Ky udhëzim administrativ specifikon edhe sanksionet në rast se një pronar nuk e bënë identifikimin dhe regjistrimin e qenit të tij. Ambulantat veterinare të kontaktuara nga AUV janë subjekte që do të bëjnë implementimin në teren të këtij udhëzimi” ,tha ai për KosovaPress.

Elza Ramadani nga “Fondacioni i të drejtave të kafshëve” thotë se e kanë parë të domosdoshme regjistrimin e kafshëve shoqëruese, sidomos të maceve dhe qenve. Pasi që vazhdimisht qenë të rinj po shihen në rrugë dhe se ky udhëzim administrativ parasheh edhe ndëshkimin e pronarëve në rast se braktisin këto kafshë.

“Është akti nënligjor i cili ka paraparë në vitin 2018 regjistrimin e kafshëve por ai udhëzim qysh atëherë e ka përfshi vetëm pjesën e operatoreve ekonomikë, por nuk ka qenë e përfshime në asnjë vend ndëshkimet për ata që nuk i regjistrojnë kafshët e tyre dhe ndëshkimet për ata që braktisin kafshët e tyre por edhe të vegjlit e tyre, do të thotë këlyshët apo kotelet e maceve. Ne e kemi parë si me urgjente përfshirjen e qenve dhe maceve , sidomos qenve sepse po e shohim gjendjen e qenve endacak në rrugë… por kur shohim vazhdimisht qen të rijnë në rrugë i bie që pronarët dhe mbajtësit e kafshëvevazhdimisht i braktisin kafshët e tyre, dhe me ketë udhëzim administrativ do të thotë synohet që të parandalohet braktisja, të ndëshkohen ata që braktisin” , tha ajo

Kafshëve shoqëruese me pronarë do t’u vendoset nga një mikroçip në lëkurën e tyre, ku në të do të përmbajë një numër serik personal për kafshën, dhe gjithashtu do të përmbajë edhe të dhënat e pronarit.

“AUV duhet ta krijojë një data bazë shtetërorë dhe duhet ti kontraktojë subjektet veterinare, veterinaret ne ketë rast nëpër të gjitha komunat që ta kryejnë shërbimin në fjale, vlen të ceket që shërbimi është pa pagesë për pronarët… Mikroqipi çka përmban është një numër serik personal unik për secilën kafshë… me atë numër pastaj ndërlidhen edhe të dhënat e pronarit, se ka shumë rëndësi që ai numër të ndërlidhet me të dhënat e mbajtësve, pronarëve sepse ashtu edhe ndëshkohen nëse i braktisin në mënyrë të papërgjegjshme” , tha ai.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur qentë endacakë kanë sulmuar qytetarë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu një shqetësim te qytetarët po shkaktojnë edhe kafshët shoqëruese të cilat përbëjnë rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco