Frikësohen qytetarët në Korçë e Lushnje, lënë shtëpitë pas tërmetit të fortë

Frikësohen qytetarët në Korçë e Lushnje, lënë shtëpitë pas tërmetit të fortë

20:18, 04/03/2021
A+ Aa A-

Pak minuta më parë, lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në të gjithë juglindjen e vendit.

Sipas raportimeve, lëkundjet kanë shkaktuar panik në të gjitha qytetet dhe jo vetëm të qarkut të Korçës.

Banorët të përfshirë nga paniku i lëkundjeve kanë dalë jashtë. Dridhjet e fuqishme të tokës u ndjenë në Pogradec, Korçë, Devoll, Ersekë. Deri tani autoritetet lokale nuk raportojnë dëme materiale.

Banorët vazhdojnë të qendrojnë jashtë banesave të tyre pasi kanë frikë se mund të rikthehen lëkundjet. Edhe në Lushnje është ndjerë shumë tërmeti me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Larisa të Greqisë.

Edhe aty njerëzit janë jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera. Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Tiranë, Fier, Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco