Të hënë dhe të martë, rritje e ndjeshme e temperaturave

Të hënë dhe të martë, rritje e ndjeshme e temperaturave

07:41, 22/02/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha barike me presion të lartë atmosferik me qëndër kryesore në detin Balltik e cila po kushtëzon mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E hënë, 22 shkurt 2021

Moti do të moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore -1/14

Zona e ulët 2/21

Zona bregdetare 6/20 gradë Celcius.

Kosova, e hënë, dt 22 shkurt 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 14 gradë Celcius.

E martë, 23 shkurt 2021

Moti do të moti do të vijojë  me diell kthjellime dhe vranësira të pakta në zonta malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të kosniderueshme.

Temperaturat:

Zona malore -1/17

Zona e ulët 4/23

Zona bregdetare 8/22 gradë Celcius.

RTSH/Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco